Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të MBIZOTEROHET nga moti i kthjellët; si pasojë e masave ajrore të thata dhe freskëta më origjinë Lindore që kanë përfshirë Ballkanin prej disa ditësh. Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përvec kthjellimeve do të kenë vranësira të lehta e kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit POR mbeten kostante vlera në mesditë duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 25°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Durrës. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi permanent Lindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.