Bashkia KLOS

0
17

Klosi kufizohet në veri me bashkinë e Matit, në perëndim me bashkinë e Krujës, në jug-perëndim me bashkinë Tiranë, në jug-lindje me bashkinë Bulqizë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Klosit. Sipas Censusit të vitit 2011 numëron një popullsi prej 16,618 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 20,281 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 357.48 km2 me një densitet prej 58.24 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 4 njësi administrative.

Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 30 fshatra. Një pjesë e mirë e sipërfaqes së kësaj bashkie është zonë fushore që përbëhet nga lugina e Matit me kullota që variojnë nga 240 metra në 600 metra mbi nivelin e detit. Klosi është dhe mbetet një nyje që lidh Dibrën me Tiranën. Degët kryesore të ekonomisë janë bujqësia, ku klima e favorshme lejon kultivimin e të gjitha bimëve e drufrutorëve, blegtoria dhe shërbimet.

Klosi është i pasur me burime të shumta natyrore, tokësore dhe nëntokësore. Pyjet dhe kullotat komunale zënë një sipërfaqe të konsiderueshme, ku përveç lëndës drusore, ka edhe mjaft bimë mjekësore. Një tjetër burim kryesor të ardhurash për banorët e këtij rajoni përbën edhe turizmi malor dhe historik, si dhe industria e mineralit të kromit në minierat private të Cërujës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here