Bashkia e re e Delvinës kufizohet në veri me bashkitë Himarë e Gjirokastër, në jug me bashkitë Sarandë dhe Finiq, ndërsa në lindje me bashkinë Dropull. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Delvinës.
Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 7,598 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki ka një popullsi prej 18,078 personash. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 182.9 km2. Densiteti i popullsisë është 99 banorë/ km2. Kjo bashki përbëhet nga 2 njësi administrative.
Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 17 fshatra. Bashkia e re përbëhet nga qyteti historik i Delvinës dhe komuna Vergo, pjesë e rrethit Delvinë. Qyteti ka traditë në artizanat si dhe objekte të trashëgimisë kulturore.
Bashkia e Delvinës ka në territorin e saj edhe një vendburim gazi, i cili aktualisht shfrytëzohet nga një kompani koncesionare private. Ndryshe nga qyteti i Delvinës, komuna Vergo është një zonë e gjerë rurale me densitet të ulët të popullsisë.Bujqësia, blegtoria dhe vreshtaria, krahas institucioneve publike janë burimet kryesore ekonomike të zonës.
SpookySwap stands out by offering rapid transaction times and minimal fees, thanks to its integration with the Fantom Opera network.
best crypto site https://iziswap.org/