Thursday, December 5, 2024
HomeAKTUALITETBashkia BULQIZE sot dëborë dhe grica

Bashkia BULQIZE sot dëborë dhe grica

Bulqiza kufizohet në veri me Bashkinë e Dibrës, në perëndim me Bashkinë Klos, në jug-perëndim me Bashkinë Tiranë, në jug me Bashkinë Librazhd dhe në lindje me Republikën e Maqedonisë.

Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Bulqizës. Sipas Censusit të vitit 2011 ka një popullsi prej 32,210 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 40,223 banorë.

Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 678.51 km2 me një densitet prej 59.28 banorë/km2. Bashkia Bulqizë ka në përbërje 8 Njësi Administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj dy qytete (Bulqiza dhe Krasta) dhe 63 fshatra. Popullsia e Bulziqës është në pjesën më të madhe e besimit mysliman dhe një pakicë fare e vogël i përket besimeve të tjera.

Relievi kodrinor-malor përcakton si burime kryesore gjeneruese bujqësinë dhe blegtorinë, por pa harruar edhe industrinë e nxjerrjes së kromit dhe atë të pasurimit të mineralit të kromit, ku rajoni i Bulqizës është mjaft i njohur.

Ndërkohë, një tjetër burim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni konsiderohet edhe turizmi malor familjar si dhe ngritja e qendrave për grumbullimin e bimëve medicinale, me të cilat zona është mjaft e pasur.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -spot_img

Most Popular