Bashkia MALIQ

0
27

Korça kufizohet në veri me bashkinë Maliq, në lindje me bashkinë Devoll, në perëndim me bashkinë Skrapar, ndërsa në jug me bashkinë Kolonjë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Korçës. Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron prej 75.994 banorësh, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 129.065 banorësh. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 805.99 km2. Kjo bashki përbëhet nga 8 njësi administrative. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 62 fshatra. Bashkisë së Korçës iu bashkëngjitën disa zona rurale të cilat merren me bujqësi dhe blegtori, por edhe disa prej fshatrave turistikë më të spikatur.

Qyteti ka një ekonomi të konsoliduar dhe biznese të shumta. Në zonat rurale janë zhvilluar nga njëra anë bujqësia dhe pemëtaria, dhe nga ana tjetër turizmi malor ku banorët kanë vetë-siguruar mënyrën e organizimit të ambienteve dhe kuzhinës por edhe aktiviteteve dimërore si një atraksion për turistët. Përgjatë viteve të fundit Korça ka synuar dhe ka arritur të shumëfishojë shifrat e turistëve përmes një kalendari të mbushur me festa përgjatë verës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here