Wednesday, May 21, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Premte, 18 Prill 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Premte, 18 Prill 2025

Një sistem frontal do të përfshijë pjesërisht Ballkanin duke sjellë kushte të paqëndrueshme të motit edhe në Republikën e Kosovës; për pasoje; vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante KU më të dukshme priten  në zonat veriore dhe veriperëndimore; gjatë orëve të pasdites do të ketë shtim të reshjeve të shiut në të gjithë territorin e Kosovës; herë pas here priten edhe rrebeshe; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke u luhatur; minimalja 3°C dhe maksimalja do të ngjitet deri në 19°C. Era do të fryjë e lehtë; POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 45 km/h nga drejtimi permanent JUGOR

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të përfshijnë të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira dhe reshje shiu gjatë paradites; Më të theksuara reshjet do të paraqiten në kufitare me Shqipërinë; Pjesa e dytë e ditës do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në të gjithë territorin e Republikës së MV POR sasia e tyre do të jetë e pakët; Përsa i përket: Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE të theksuar si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga 6°C minimalja deri në 19°C vlera maksimale në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë paradite POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në  45 km/h nga drejtimi kryesisht JUGLINDOR.

Një sistemi i fuqishëm vranësirash që ka përfshirë brigjet Jugperëndimore të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike përkatësisht në gadishullin Iberik; gadishullin Apenin si edhe rajonin e Ballkanit; duke sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere; Po ashtu; me reshje shiu e dëbore do të PARAQITEN Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre NDERSA motit i kthjellët do të mbizotërojë në gadishullin Skandinav; Europën Lindore si edhe brigjet e Egjeut; situatë kjo si pasojë e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments