Sunday, October 6, 2024
HomeAKTUALITETAgjencia Kombetare e Mjedisit / Biodiversiteti dhe Zonat e Mbrojtura

Agjencia Kombetare e Mjedisit / Biodiversiteti dhe Zonat e Mbrojtura

Zonat e Mbrojtura janë sipërfaqe me vlera të veçanta të peizazhit, formacione të rralla  gjeomorfologjike e pasuri të biodiversitetit. Ato kanë vlera kulturore, historike, arkeologjike e të  trashgimisë kulturore, të cilave u jepet një status i caktuar me ligj për mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre. Sipas dokumenteve të IUCN, përpjekjet e para për të sqaruar terminologjinë e ZM u bënë në 1933, në Konferencën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Faunës dhe Florës në Londër. Sipas dokumentit, u përcaktuan katër kategori ZM: Park Kombëtar, Rezervat Strikt Natyror, Rezervat i Florës dhe Faunës si dhe Rezervat që ndalon gjuetinë dhe mbledhjen e bimëve. Në 1942, Konventa e Hemisferës Perëndimore, lidhur me Mbrojtjen e natyrës dhe Ruajtjen e Faunës inkorporoi gjithashtu 4 tipe të tjera ZM-ësh. Park Kombëtar, Rezervat Natyror, Monument Natyre dhe Rezervat Strikt Malor. Në 1962, IUCN-ja formoi Komisionin mbi Parqet dhe ZM-ët(CNPPA ang.), sot Komisioni Botëror mbi ZM (WCPA ang.) i cili pregaditi një listë mbi PK dhe Rezervatet Ekuivalente.

Në ligjin e para shqiptar të pyjeve, të vitit 1923, ka elementë që përcaktojnë mbrojtje e trajtim të veçantë për lloje të caktuar drurësh, për kafshët e shpendët e egra si dhe për gjueti të kontrolluara, etj. Në vitin 1940 u shpall rezervat gjuetie territorri “Kune – Vain”, në Lezhë, i cili mund të quhet “Zona e parë e Mbrojtur në Shqipëri”. Zhvillimi i shoqërisë njerzore është karakterizuar nga rritja e shkallës së sundimit dhe ndikimit të natyrës nga njeriu, pasojat kryesore të së cilës ndihen edhe sot dhe mund të klasifikohen si: a) Humbja dhe fragmentizimi i habitateve natyrore; b) Erozioni i tokës dhe i materialit gjenetik. Në këtë periudhë, vëmendja e mbrojtësve të natyrës u përqëndrua pikërisht në ruajtjen dhe menaxhimin e atyre sipërfaqeve dhe llojeve të natyrës së virgjër, ku bimët dhe kafshët mund të përshtaten dhe riprodhohen. Politika e ruajtjes së natyrës in situ ose stacionare nëpërmjet ngritjes së një sistemi zonash të mbrojtura, po zhvillohen dhe po përmirësohen më tej, si domosdoshmëri për ruajtje afatgjatë të resurseve natyrore dhe atyre biologjike të trashëguara për t’ua lënë trashëgim brezave që vijnë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments