Friday, October 4, 2024
HomeAKTUALITETVjosa dhe Lugina e Shalës më ne fund “Park Natyror

Vjosa dhe Lugina e Shalës më ne fund “Park Natyror

Zonat e mbrojtura të Shqipërisë kanë arritur në rreth 21% të të gjithë territorit të vendit. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, njoftoi vendimet e datës 26 janar duke dhënë lajmin për krijimin e Parkut Natyror të Lumit të Vjosës, Parkut Natyror të Luginës së Shalës, Parkut Natyror të Munellës dhe krijimin e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” duke bashkuar Thethin, Valbonën dhe lumin e Gashit.

+

“Një punë shumë e gjatë e kryer nga Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit dhe nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, që prej më shumë se dy vitesh ka punuar në terren për të bërë një përditësim të të gjithë territorit, rishikim, rivlerësim të zonave ekzistuese të mbrojtura të gjitha kategorive që nga monumentet e natyrës, parqet kombëtare apo rezervatet, duke pasqyruar në këtë rishikim gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit.

Me këtë proces rishikimi kemi jo vetëm përditësim të atyre çfarë kishim, por kemi shpallje të reja, siç është lumi i Vjosës, si kontribut i përbashkët i shumë aktorëve, apo siç është lugina e Shalës. Kështu shkojmë me dy zona të reja të mbrojtura në nivelin Park Natyror, çfarë na jep mundësinë të bëjmë një planifikim më të mirë dhe një organizim më të mirë të aktiviteteve turistike dhe ekonomike që mund të zhvillohen. Shpallim gjithashtu e parkun “Alpet e Shqipërisë” ku kemi një organizim të disa hapësirave të copëzuara më parë, siç është Thethi apo lumi i Gashit dhe Valbona duke i përfshirë në territor më të gjerë. Në total nga 18% të territorit që kishim me zona të mbrojtura, sot kemi rreth 21 %”, tha ministrja Mirela Kumbaro

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments