Saturday, July 27, 2024
HomeAKTUALITETZ. Manja ne takim me Donatoret dhe Partneret

Z. Manja ne takim me Donatoret dhe Partneret

Sot falë bashkëpunimit me një pjesë të partnerëve tanë, kemi finalizuar një sërë objektivash në drejtim të rriskut të integritetit në të gjitha ministritë, parandalimit të korrupsionit në ligjbërje, si përmes rritjes së kapacitetit të administratës publike, për të qenë më rezistente ndaj praktikave korruptive. Jemi të bindur që duhet të bashkëpunojmë, dhe në sajë të këtij bashkëpunimi besojmë se shumë punë do të realizohen dhe do të kenë impaktin e dëshiruar për qytetarët tanë. Me shumë prej jush kam pasur rastin të takohem përgjatë këtyre muajve dhe të ndaj shumë nga shqetësimet e mia si dhe sfidat tona të përditshme në luftën kundër korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë. Dëshiroj të theksoj se kam gjetur tek ju vullnetin maksimal jo vetëm për të vijuar, por edhe të eksploruar forma dhe mënyra të reja bashkëpunimi në mënyrë të koordinuar. Vetëm duke u ulur e duke diskutuar bashkërisht e duke u koordinuar, sigurojmë se asnjë përpjekje e jona nuk shkon dëm dhe vlerës së kontributit tuaj I garantohet qëndrueshmëri. Ndaj më shumëse çdo gjë tjetër sot, shpresoj se do të kemi një diskutim të hapur pune për të ravijëzuar e rakorduar më mirë të gjitha format tona të bashkëpunimit. Shpresoj që ky takim të jetë vetëm I pari ndër ata që kanë si objektiv efektivitetin e luftës kundër korrupsionit.

Faleminderit

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments