Friday, October 4, 2024
HomeAKTUALITETZj.Kushi takim me mësues të Liceut Artistik “Jordan Misja”

Zj.Kushi takim me mësues të Liceut Artistik “Jordan Misja”

Së bashku do të reformojmë kurrikulat dhe strukturën e organizimit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi organizoi një takim me stafin arsimor të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, për të diskutuar rreth disa shqetësimeve dhe problematikave të shfaqura vitet e fundit në këtë institucion arsimor.

“Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë nuk është thjesht një shkollë, por është një vlerë e jashtëzakonshme, një histori suksesi, një trashëgimi e pasur kulturore, për të cilën kemi të gjithë përgjegjësi ta ruajmë e ta lartësojmë”- shprehet ministrja në rrjetin e saj social.

Ajo shton se së bashku me mësuesit diskutuan disa nga problematikat e viteve të fundit dhe vendosën të fillojnë një proces të ri reformimi, që nga rishikimi i kurrikulave, planeve, programeve e deri tek struktura e organizimit të saj.

“Liceu artistik meriton të jetë gjithmonë në majat e artit dhe përgatitjes së talenteve shqiptare”- e mbyll postimin e saj ministrja Kushi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments