Do të VIJOJE territori Shqiptar nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites; POR pjesa e dytë e ditës do të ketë herë pas here kalime vranësirash KU më të theksuara do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore; Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës;
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në mëngjes EDHE në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera minimale në Bulqizë deri në 14°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Sarandës. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.