MBETEN orët e para të ditës nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime në ultësirën Perëndimore dhe kalimeve të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore. POR parashikohet që gjatë mesditës dhe në orët në vijim vranësirat gradualshit të shohen në të gjithë territorin Shqipëtar. Pritet që gjatë pasdites vraënsirat të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për reshje shiu në shtrirjen Lindore dhe në zonat Jugore. Në zonat Juglindore dhe pjesërisht Jugore herë pas here do të ketë edhe reshje në formë rrebeshi.
Temperaturat e ajrit do të ulen si në vlerat minimale POR edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 16°C vlera më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine 35 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.