Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të dominohet nga vranësira të dendura të cilat në disa zona do të gjenerojnë reshje shiu KU më të dukshme PARAQITEN në zonat Qëndrore dhe Jugore; Në zonat malore priten reshje të pakta dhe të izoluara dëbore; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në orët e mëngjesit EDHE të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Jugor ; duke sjellë në brigjet detare dallgë deri në 4 ballë.