Saturday, February 22, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Shtunë, 22 Shkurt 2025

Rajoni,Europa  Moti-E Shtunë, 22 Shkurt 2025

Do të VIJOJE Republika e Kosovës nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke diktuar; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e Kosovës POR orët e vona të pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira disi më të shpeshta nëpër të gjithë Kosovën KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore; megjithatë nuk priten reshje; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të RRITEN në të dy vlerat ekstremake ditore duke u luhatur nga -7°C vlera minimale e shënuar në Mitrovicë deri në 7°C vlera më e lartë në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë POR herë pas-here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor.

VIJON situata e motit të qëndrueshëm edhe për; republikën e Maqedonisë së Veriut; duke bërë që orët e paradites të jenë nën dominimin e motit të kthjellët POR pas mesditës dhe në vijim; priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut KU më të theksuara do të jenë në skajin Verior – Veripërendimor POR mundësia për reshje është thuajse zero; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të RRITEN në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Gostivarit deri në 8°C pritet vlera më e lartë në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë  e lehtë deri mesatare; gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi  permanent Lindor.

Zhvillimi prej disa ditësh; të një Qëndre të fuqishme Ciklonare në Veripërëndim të Kontinentit me ndikim deri në Europën Qëndrore; do të sjellë; në ishujt Britanikë si edhe Europën Qëndrore, vranësira dhe reshje shiu e dëborë në zonën e Alpeve; Po ashtu, gadishulli Iberik do të vijojë nën ndikimin e një sistemi frontal duke sjellë vranësira dhe reshje shiu KU herë pas here do të jenë në formë shtrëngate NDERSA gadishulli i Ballkanit; gadishulli Peloponez si edhe vendet e Europës Lindore do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët POR të ftohtë KU vlera ekstremisht të ulëta priten në Europën Lindore dhe Ballkanin Verior.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ