Masat ajrore të paqëndrueshme do të përfshijnë edhe republikën e Kosovës; KU vranësirat do të jenë prezente përgjatë gjithë ditës; Pritet që në orët e vona të pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu e dëbore; Problematike do të shfaqen ngricat e theksuara në të gjitha akset rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 11°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatre paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.
Masat ajrore të paqëndrueshme; do të kushtëzojnë motin edhe në republikën e MV KU vranësirat dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë dominante gjatë paradites POR pasditja dhe mbrëmja do të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të dendura shiu e dëbore si edhe stuhi të forta ere në të gjithë territorin e MV; Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë dhe gjatë natës; Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 11°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksmale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Juglindor.
Ishujt Britanikë; Europa Qëndrore si edhe pjesërisht Ballkani do të përfshihen nga masa ajrore të paqëndrueshme duke sjellë; stuhi të forta ere dhe reshje shiu e dëbore; KU më të theksuara reshjet do të jenë në Britaninë e madhe dhe Ballkanin Perëndimor; Po ashtu; vendet Nordike si edhe Europa Lindore do të jenë nën ndikimin e dy qendrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira; reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara NDERSA gadishulli Iberik; brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të Zi pjesa do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve; vranësirave të pakta si edhe temperaturave relativisht të ulëta.