Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë kushtet atmosferike edhe në Republikën e Kosovës; duke bërë që paraditja të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime dhe kalimeve të vranësirave në zona të izoluara duke sjellë momente me flokë dëbore Parashikohet që moti i kthjellët dhe vranësirat e shpeshta të vijojnë edhe në pjesën e dytë të ditës në të gjithë republikën e Kosovës POR temperaturat e ajrit do të zbresin; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ULEN në të dy vlerat ekstremake ditore duke u luhatur nga -6°C vlera minimale deri në 4°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Përsa i përket; Maqedonisë së Veriut; gajtë orëve të para të mengjesit dhe mesditës do të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore; Ndërsa; orët e pasdites, sjellim kalime vranësirash në një pjesë të mirë të territori të Maqedonisë së Veriut, KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat jugore dhe perëndimore duke sjellë reshje të izokuara dëbore; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ULEN në mengjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C vlera minimale deri në 5°C maksimalja në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.
Brigjet Veriore dhe Verilindore të Europës do të përfshihen nga vranësira duke sjellë reshje të dendura dëbore dhe temperatura mjaft të ulëta; PO ashtu, gadishulli Iberik do të përfshihet nga vranësira dhe reshje shiu KU herë pas here do të jenë në formë shtrëngate NDERSA pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta.