Masat ajrore të paqëndrueshme do të përfshijnë edhe republikën e Kosovës; KU vranësirat do të jenë prezente përgjatë gjithë ditës; Pritet që në orët e vona të pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirve duke gjenruar reshje dëbore gjatë natës; Problematike do të shfaqen ngricat e theksuara në të gjitha akset rrugore; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 10°C vlera më e lartë në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Masat ajrore me origjinë verilindore do të kushtëzojnë motin edhe në republikën e MV KU vranësirat dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë dominante; Parashikohet që; pasditja dhe mbrëmja të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta dëborës si edhe erë të ftohtë verilindore në të gjithë territorin e MV; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerta ditore nga – 1°C vlera minimale e shënuar në Dibër deri në 12°C vlera maksimale në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksmale mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.
Ishujt Britanikë; Europa Qëndrore si edhe pjesërisht Ballkani do të përfshihen nga masa të ftohta me origjinë polare duke sjellë; stuhi të forta ere dhe reshje dëbore; KU më të theksuara reshjet do të jenë në Britaninë e madhe; Po ashtu; vendet e Europës Lindore do të jenë nën ndikimin e dy qendrave ciklonare duke kushtëzuar, vranësira dhe reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara NDERSA pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët; vranësirave të pakta si edhe temperaturave relativisht të ulëta