Territori i Kosovës përgjatë gjithë ditës; do të jetë me vranësira të dendura dhe shira me intensitet mesatar dhe të lartë. Më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës. Parashikohet që edhe pasdita të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat; herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar rrebeshe shiu. Temperaturave të ajrit do të vijojnë të larta gjatë orëve të mëngjesit, POR mesdita sjell rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 13°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë deri në 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor.
Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave KU herë pas here do të jenë rrebeshe; Më të dukshme reshjet priten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në veriperëndim të MV duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Temperaturave të ajrit do të pësojnë mbeten të larta në vlerat minimale POR maksimalet do të pësojnë rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Ndërkohë parametri i Erës do të pësojë rritje të intensitetit duke bërë që herë pas here të jetë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe jugperëndimor.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në Jugperëndim të Europës me ndikim në të gjithë rajonin e Mesdheut do të sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu në gadishullin Iberik, gadishullin Apenin, si edhe gadishullin e Ballkanit; herë pas-here priten edhe stuhi të forta ere. Po ashtu; do te vijojë Europa veriore me reshje të dendura dëbore dhe temperatura të ulëta NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët do të PARAQITEN vetëm Europa Lindore dhe pjesa më e madhe e Qendrës së kontinentit.