Territori i Kosovës përgjatë gjithë të dielës; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjenerojnë rrebehse shiu: më ët theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë në mëngjes POR uln ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.
Përgjatë ditës së dielë; republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu KU më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit POR ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Ndërkohë parametri i Erës do të paraqitet mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.
Rajoni i Balltikut si edhe Europa Lindore do të përfshihen nga një tjetër sistem i dendur vranësirash, të cilat do të sjellin reshje të dendura shiu e dëbore. Gjithashtu; me mot të paqëndrueshëm do të MBETEN Europa qëndrore dhe gadishulli i Ballkanit KU do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. NDERSA nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të PARAQITEN përkatësisht; Ishujt Britanikë, Gadishulli Iberik si edhe gadishulli Skandinav.