Republika e Kosovës; do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave mesatare gjatë gjithë paradites NDERSA orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin shtim të vranësirash në të gjithe territorin e Kosovës; duke rrezikuar reshje të pakta shiu; Kjo situataë destabilizuese atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e FORTE duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.
Pothujase i gjithë territori i Republikës së MV do të mbizotërohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë oqeanike; Për pasojë; Orët e paradites do të jenë nën mbizotërimin e intervaleve të shkurtra me kthjellime NDERSA pasditja dhe në vijim do të sjellë, vranësira të shpeshta duke krujuar mundësi për reshjet të pakta dhe të izoluara shiu, në të gjithë republikën e MV; të njëjtat kushte të paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës; Ndërkohë: Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 8°C minimalja deri në 25°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht JUGOR.
Gadishulli Iberik; ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europa Qëndrore do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini -stuhi ere; situatë kjo si pasojë e zhvillimit të dy qëndrave ciklonike në Jugperëndim të Europës me ndikim deri në Qendër të saj; Po ashtu; gadishulli Skandinav si edhe gadishulli i Ballkanit do të PARAQITEN me vranësira dhe shira POR intensiteti i tyre do të jetë i ulët NDERSA moti i kthjellët dhe i ngrohtë do të mbizotërojë përkatësisht në; brigjet e Egjeut; pjesërisht brigjet Veriperëndimore të kontinentit si edhe Europën Lindore.