Gjatë orëve të paradites; Republika e Kosovës do të paraqitet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave mesatare dhe lokalisht të dendura; Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim; të shtojë më tej vranësirat në të gjithë territorin e Kosovës duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në zonat Jugore dhe Juglindore të Kosovës; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -8°C vlera minimale deri në 4°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare POR herë pas-here e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor.
Do të MBETET republika e Maqedonisë së Veriut nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që; vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente; më të theksuara në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore të MV; Pjesa e dytë e ditës do të shtojë më tej vranësirat në të gjithë territorin e MV duke sjellë reshje dëbore dhe ngrica të theksuara; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -7°C vlera minimale deri në 5°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë mesatare deri e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi Verior- Verilindor.
Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar; në Ballkan me ndikim deri në Europën juglindore do të sjellë; vranësira, reshje të dendura shiu dhe dëbore përkatësisht në; rajonin e Ballkanit; brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi. Po ashtu; do të vijojnë reshjet e dëborës dhe ngricat për vendet e Europës Lindore NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë do të PARAQITET pjesa më e madhe e kontinentit Europian; si pasojë e masave ajrore me origjinë Verilindore.