: Orët e paradites do të paraqiten nën bizotërimin e vranësirave dhe shirave me intensitet të lartë dhe lokalisht intensivë; në pjesën më të madhe të vendit; Ndërohë në zonat malore do të ketë reshje të dendura dëbore; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin ndërprerje të përkohëshme të reshjeve në të gjithë territorin e vendit për tu ri-kthyer sërisht në mesditën e së dielës.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante në vlerat minimale POR ulen maksimalet duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Elbasanit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë makimale mbi 60 km/h nga drejtimi verior; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.