VIJON territori Shqiptar nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit; më të theksuara vranësirat do të jenën në zonat Jugore dhe Juglindore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim; të ketë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit duke bërë që në skajin Jugor dhe Juglindor të gjenrpojnë rewshje të pakta shiu e dëbore; Ndërkohë; do të vijojnë ngricat e theksuara në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 2 – 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 12°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Elbasanit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 4 ballë.