Territori Shqiptar; paraqitet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike; duke sjellë vranësira dhe shira të përkohëshëm KU më të dukshme shirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Parashikohet që; orët e vona të pasdites të sjellin përmirësim gradual të situatës atmosferike në pjesën më të madhe të territorit duke lënë më vranësira dhe shira lokalë zonat veriore – verilindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në territor. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.