Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë Veriperëndimore do të sjellë në territorin Shqiptar; kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent që në orët e para të mengjesit KU në zonat Veriore dhe Qëndrore do të jenë në formë rrebeshi; Orët e mesditës do të sjellin intervale të shkurta me kthjellime POR sërisht gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithe vendin SERISHT më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat Veriore dhe pjesërish në Qendër të territort duke lënë Jugun me shira të dobët e lokalë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 24°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e fortë paradite POR dobësohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë deri në 45 km/h nga drejtimi JUGOR; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.