Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në ultësirën Perëndimore mbizotërim të motit të kthjellët dhe rtë nxehtë. Ndërsa në zonat malore do të ketë herë pas-here kalime të pakta të vranësirave, të cila më të dukshme pritet të jenë në shtrirjen Lindore. Parashokohet që; pasditja dhe mbrëmja të vijojnë me mbizotërim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin Shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale POR do të rriten maksimumet duke u luhatur nga 15°C vlera më e ulët deri në 39°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.