Do të MBETET territori Shqiptar nën prezncën e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike duke sjellë mbizotërim të vranësirave KU herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të izoluar e lokalë; Nuk do të mungojnë gjithashtu, intervalet me kthjellime përgjatë ultësirës perëndimore NDERSA në majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet sërisht intensifikim i reshjeve në te gjithë vëndin. Temperaturat e ajrit do të mbeten kosnte gjatë mëngjesit POR mesdita sjellë 2 gradë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2 °C deri në 16-17°C. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimae 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 2 ballë.