Thursday, February 13, 2025
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Mërkurë, 12 Shkurt 2025

Shqipëria Moti-E Mërkurë, 12 Shkurt 2025

Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24 orëshit. Gjithashtu kemi rritje të ndjeshme të lagështirës në ajër e cila herë pas here do të krijojë mundësi për reshje shiu në ultësirën Perëndimore, KU në zona të izoluara do të ketë edhe rrebeshe të përkohëshme. Ndërsa në zonat malore në Verilindje dhe Juglindje të Shqipërisë do të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në orët e mëgjesit POR do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët deri në 15°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e mesatare deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë 4 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments