Vendi ynë përgjatë gjithë 24 orëshit pritet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin duke bërë që pjesa e parë e ditës, në një pjesë të mirë të Shqipërisë të sjellë mbizotërim të intervaleve me diell. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat të shpeshtohen në të gjithë vendin, POR më të fokusuara do të jenë në zonat përgjatë kufirit Lindore dhe Juglindor. Pjesa tjetër e territorit gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes do jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.