Tuesday, November 19, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Martë, 19 Nëntor 2024

Shqipëria Moti-E Martë, 19 Nëntor 2024

Orët e paradites; do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në bergdet dhe zonat e ulëta NDERSA kthjellime dhe vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qëndrore; Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale dhe  maksimale duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi përmanent Jugor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments