Do të VIJOJE qarkullimi i masave ajrore nga verilindja e Europës në vendin tonë duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare KU më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat e thella malore duke sjellë momente me flokë dëbore; Parashikohet që orët e pasditjes dhe mbrëmjes të MBETEN nën ndikimin e vranësirave të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore; Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i situatës së motit POR ulen ndjeshëm temperaturat e ajrit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE me 2 – 3 gradë C si në orët e mëngjesit EDHE të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët deri në 13°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor ; duke sjellë në brigjet detare dallgë mbi 3 ballë.