Zonat veriore dhe qëndrore të territorit Shqiptar do të mbeten sërisht nën dominimin e vranësirave dhe shirave POR me intensitet të ulët NDERSA nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta dhe pikave të shiut do të PARAQITEN zonat Jugore. Në majat e maleve do të ketë momente me flokë dëbore. Orët e pasdites vonë; do të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.