Saturday, October 26, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Hënë, 3 Qershor 2024

Shqipëria Moti-E Hënë, 3 Qershor 2024

Orët e paradites; VIJOJNE nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë vendin POR pas-mesditës priten kalim i vranësirave; si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën malore Lindore. Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë vendin; të njëtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës KU kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në mëngjes POR mbeten konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments