Deri në orët e mesditës pothuajse i gjithë territori Shqiptarë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë përgjatë vijës bregdetare. Ndërsa në shtrirjen Lindor do të ketë kalime të pakta të vranësirave. POR në pjesën e dytë të ditës gradualisht vranësirat do të shfaqen në të gjithë vendin, KU më të fokusuara do të jenë në zona Lindore dhe VeriLindore. Gjatë orëve të pasdites rritet lagështira në ajër duke krijuar mundësi për shira afatshkurtër dhe të izoluara në Verilindje të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale POR edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 35°C vlera më e lartë në territor. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësine 50 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.