Sunday, December 22, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Diel, 22 Dhjetor 2024

Shqipëria Moti-E Diel, 22 Dhjetor 2024

Depërtimi i masave ajrore të ftohta nga verilindja e kontinentit do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave; Përsa i përket motit; bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta NDERSA zonat malore do të dominohen nga vranësira disi më të shpeshta POR nuk priten reshje; Parashikohet që pasditja dhe në vijim të MBETET nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënie në vlerat minimale POR vijojnë kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments