Republika e Kosovës do të PARAQITET sërisht nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që; vranësirat të jenë dominante KU herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu; Parashikohet që pas-mesditës të ketë përmirësim të dukshëm të situatës meteorologjike duke ri-kthyer kthjellimet në pjesën më të madhe të Kosovës, përjashtuar zonat Lindore të cilat do të rrezikohen nga reshje të pakta dhe të izolura shiu. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 1 gradë C vlera më e ulët deri në 18 gradë C vlera maksimale në rang territorit. Era; do të paraqitet e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi kryesisht VERIOR.
Moti i paqëndrueshëm do të vijojë ndikimin e tij; në të gjithë republikën e MV duke sjellë vranësira KU më të theksuara do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Duke filluar qën në orët e mesditës dhe në vijim; pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë republikën e MV duke larguar reshjet nga i gjithë territori i MV. Parashikohet që kjo situatë e motit të na shoqërojë edhe gjatë natës: Temperaturave të ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten makismumet duke luhatur vlerat ditore nga 1°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit. Ndërokohë; Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare; duke arritur shpejtesinë maksimale 50 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në Jug të Europës; me ndikim në të gjithë rajonin e Mesdheut do të sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu në gadishullin Apenin, gadishullin e Ballkanit si edhe brigjet e detit të zi; herë pas-here priten edhe stuhi të forta ere. Po ashtu; do te vijojë Europa Veriore dhe ajo Lindore me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë Ndërkohë; nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të PARAQITEN gadishulli Iberik si edhe brigjet Greke.