Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë,3 Gusht 2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë,3 Gusht 2024

Pjesa e parë e ditës MBETET me alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat Perëndimore. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin e Kosovës, duke bërë që gjatë orëve të pasdites kryesisht të pësojnë zhvillime dhe do të gjenerojnë reshje shiu të cilat më të dukshme paraqiten në zonat veriore dhe Veriperëndimore. Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet e motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°CEra do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 40 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi Verior.

Maqedonia e  Veriut do të vijoj nën mbizotërimin e kthjellimeve në orët e para të ditës në të gjithë territorin e vendit. POR në orët e mesdites dhe pasdites vranësirat do të shtohen gradualisht, KU më të fokusuara pritet të jenë në zonat Veriperëndimore. Ndërsa gjatë mbrëmjes dhe natës vonë parashikohet që vranësirat të dobësohen duke sjellë dhe intervale me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale , POR mbeten kostante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 34°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë; Era do të fryjë  mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40  km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Europa Lindore, Veriore dhe Britania e Madhe do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do të prodhojë rrebeshe shiu herë pas here edhe në formë shtrëngate. Po ashtu; vranësira të shumta dhe rrebeshe shiu do të kenë Alpet e Europës, zonat përreth tyre si edhe Veriu i Ballkanit KU priten edhe mini-stuhi breshëri POR të karakterit lokal NDERSA brigjet e Egjeut dhe Europa Jugperëndimore do të kenë intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave. Gjithashtu; përmirësohen ndjeshëm kushtet atmosferike në Europën Perëndimore, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash të lehta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments