Masat ajrore me origjinë perëndimore do të kushtëzojnë në Territorin e Kosovës; mot kryesisht të kthjellët dhe të ngohtë; Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë deri në orët e pasdites kur priten kalime vranësirash të shpeshta si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë republikën e Kosovës; megjithëse vranësirat e dukshme do të jenë prezente nuk priten reshje në territor. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë sërisht rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 16°C. Ndërkohë; parametri i Erës nuk paraqitet problematik duke bërë që Era; të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare gjatë pasdites me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.
Republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë; herë pas here priten edhe vranësira KU më të pranishme vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore POR mundësia për reshje është thuajse zero. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin largim të vranësirave duke ri-kthyer motin e kthjellët në pjesën më të madhe të MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale POR do të rriten edhe maksimumet luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C vlera maksimale në rang vendi. Ndërkohë parametri i Erës do të paraqitet; e lehtë POR hera herës mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale jo më shumë se 28 km/h nga drejtimi Perëndimor.
Pjesa më e madhe e kontinetit Europian do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke kushtëzuar mot; kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë; si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore NDERSA nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës do të VIJOJE Europa Veriore, rajoni i Balltikut si edhe Europa Lindore. Po ashtu; aktivizimi i ciklonit të Islandës ka bërë që; vranësirat, rrebeshet e shiut si edhe stuhitë e forta të erës të MBETEN prezente përgjatë gjithë ditës; në Britaninë e madhe dhe pjesërisht Europën Qëndrore.