Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë,20 Janar 2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë,20 Janar 2024

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të shtunë; do të jetë me vranësira te dendura dhe shira me intensitet mesatar dhe të lartë. Më të dendura shirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të republikës së Kosovës. Parashikohet që edhe pasdita të vijojë në kushte të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat;  herë pas here do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar rrebeshe shiu. Temperaturave të ajrit  do të pësojnë rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit, POR mesdita sjell renie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 9°C.  Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë deri në 55  km/h nga drejtimi kryesisht verilindor.

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave dhe shirave KU herë pas here do të jenë rrebeshe;  Më të dukshme reshjet priten në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat edhe në veriperëndim të MV duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Temperaturave të ajrit  do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale POR maksimalet do të pësojnë rënie më të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 11°C.  Ndërkohë parametri i Erës do të pësojë rritje të intensitetit duke bërë që herë pas here të jetë, me shpejtësi mbi 60  km/h nga drejtimi verior.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në Veri të Europës do të diktojë në rajonin e Balltikut dhe gadishullin Skandinav; reshje të konsiderueshme dëbore dhe temperatura të ulëta. NDERSA kalimi i një sistemi frontal nga jugperëndimi i Europës drejt gadishullit të Ballkanit do të sjelle vranësira të dendura dhe shira intensivë KU më të shumta do të jenë në pjesën qëndrore dhe jugore te Ballkanit; herë pas here, rrebeshet e shiut do të shoqërohen me  stuhi të forta ere. Përsa i përket; Europës Qëndrore, gadishulli Iberik si edhe vendet e Europës Lindore do të mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe vranësira te lehta e kalimtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments