Republika e Kosovës do të mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore. Për pasojë; pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e Kosovës; ndërsa pas – mesdite parashikohet të ketë vranesira disi më të dendura KU më të theksuara do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë; duke rrezikuar rrebeshe shiu. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të vijojë të rriten si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale 30 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë; në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriperëndimore dhe skajin Jugperëndimor; megjithatë nuk do të këtë reshje; Parashikohet që; Kjo situatë e qëndrueshme e motit të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim total i vranësirave në pjesën më të madhe të territorit të MV. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 22°C vlera maksimale në rang vendi. Përsa i përket; Erës do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor.
Britania e madhe; Europa Jugperëndimore si edhe pjesa më e madhe e Qendrës së kontinentit do të PARAQITEN nën ndikimin e motit të qëndrueshëm KU kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominante. Po ashtu; Gadishulli Skandinav do të MBETET nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta NDERSA nën dominimin e vranësirave konvektive dhe rrebeshe shiu do të kenë; Brigjet e Egjeut; Zona e Alpeve si edhe vendet e Europës Lindore.