Republika e Kosovës do të mbizotërohet NGA mot i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta gjatë gjithë paradites; Ndërsa; orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës KU më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor POR nuk do të ketë reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale edhe në maksimale duke u luhatur nga 8°C minimalja deri në 27°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë paradite POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë makimale deri në 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.
Masat ajrore me origjinë Afrikane do të kenë ndikimin e tyre edhe në Republikën e MV duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta përgjatë paradites NDERSA pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë MV KU më të theksuara vranësirat do të PARAQITEN në zonat Jugore dhe juglindore POR mundësia për reshje është thuajse zero. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës në të gjithë MV. Temperaturat e ajrit do të RRITEN si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8° C vlera më e ulët deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit. Përsa i përket; parametrit të Erës; do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë 40 km/h nga drejtimi Jugor.
Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm; Konkretisht; me diell dhe temperatura të larta do të paraqiten; Gadishulli Iberik, gadishulli i Ballkanit, gadishulli Apenin si edhe brigjet e detit të zi; Po ashtu; me kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominohen; ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europa Qëndrore NDERSA Europa Lindore; rajoni i Balltikut si edhe Alpet e Europës do të paraqiten nën ndikimin e vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere.