Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë gadishulli e Ballkanit; po diktojnë kushtet e motit edhe në repubikën e Kosovës, duke bërë që alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të jënë dominante. Pritet që kthjellimet të jenë më prezente gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit; ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 5°C. Era do të fryjë mesatare POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor.
Territori i MV do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësiravë të lehta e kalimtare KU kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë orëvë të paradites; kryesisht në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa pas – mesdite parashikohet që vranësirat të shfaqen si fillim në veri-veriperëndim dhe gradualisht në të gjithë vendin, KU më të fokusuara pritet të jenë në zonat Verilindore të MV. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit regjistrojnë -4 gradë C dhe në mesditë do të ngjiten deri në 8 gradë C. Era do të fryjë mesatare paradite POR forcohet pasdite duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi permanent Verilindor.
Gadishulli Skandinav si edhe Europa Qëndrore do të MBETEN nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të dëborës, herë pas here priten edhe mini-stuhi të forta ere, situatë kjo si pasojë e prezencës së një qëndre ciklonare e zhvilluar në veri-veriperëndim të Europës. Po ashtu; vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në ishujt Britanikë dhe gadishullin Iberik NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të ulëta PARAQITEN Europa Lindore, rajoni i Balltikut si edhe gadishulli i Ballkanit.