Saturday, October 26, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Shtunë, 26 Tetor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Shtunë, 26 Tetor 2024

Orët e para të mëngjesit në Kosovë do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta POR pas- mesditës dhe në vijim pritet që gradualisht vranësirat të bëhen të dukshmë KU më të theksuara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht zonat Juglindore; Parashikohet që; mbrëmja dhe nata të shtojnë më tej vranësirat në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturave të ajrit do të vijojnë kostante në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale deri në 19°C maksimalja në rang territori.  Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor.

Gjatë ditës së shtunë; Republika e MV do të paraqitet; nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta në pjesën më të madhe të territorit; kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri vonë pasdite KU priten ranësira disi më të shumta nëpër të gjithë MV POR më të theksuara në  zonat përgjatë shtrirjes Lindore por mundësia për reshje është thuajse zero. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të mbeten kostante në vlerat minimale POR rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale deri në 23°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Juglindor.

Vendet Nordike do të VIJOJNE nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu KU herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu; ishujt Britanikë dhe Jugu i Francës do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin rrebeshe shiu NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë; mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments