Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,6 Shtator 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,6 Shtator 2024

Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin e Kosovës, duke bërë që përgjatë gjithë 24 orëshit Kosova të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat herë herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të Kosovës. Kjo situatë atmosferike do të jetë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i dukshëm i kushteve të motit në të gjithë Kosovën. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit; do të ULEN lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°CEra do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi  45 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi jugperëndimor.

Repubilika e Maqedonisë së Veriut; do të MBETET nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe kalime vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit KU më të dukshme vranësirat paraqoten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore duke sjellë rrbeshe të izoluara shiu NDERSA orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin largim gradual të vranësirave duke përmrësuar ndjeshëm kushtet meteorologjike në MV; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do ULEN në vlerat minimale dhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera minimale deri në 33°C vlera maksimale në rang vendi. Parametri i Erës do të jetë mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Ishujt Britanikë si edhe Europa Qëndrore pritet të jenë nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të gjenerojnë rreshje shiu. Gjithashtu; gadishulli i Ballkani si edhe brigjet e Italisë Veriore dhe Qëndrore do të PARAQITEN me vranësira konvektive duke gjenruar rrebeshe shiu; stuhi ere si edhe stuhiafat-shkurta bresheri në zona të izoluara. NDERSA moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të jetë dominante përkatësisht në; gadishulli Iberik; gadishullin Skandinav; gadishullin Peloponez si edhe pjesën më të madhe të Europës Lindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments