Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,24 Maj 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,24 Maj 2024

Në pjesën e parë të ditës; Republika e Kosovës do të dominohet nga, moti i kthjellët dhe i ngrohtë POR pas – mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen të dukshme në pjesën më të madhe të republikës së Kosovës Ku më të theksuara do të paraqiten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore duke rrezikuar shira të dobët e lokalë. Parashikohet që edhe lagështira në ajër të pësojë rritje të ndjeshme. Temperaturat e ajrit të pesojnë rritje të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 23°C vlera maksimale në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Republika e MV për-gjatë paradites PARAQITET në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë paradites POR orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash nëpër të gjithë MV, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore të MV POR nuk priten reshje. Parashikohet që kjo situatë atmosferike me kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim gradual i vranësirave në të gjithë MV si edhe lagështira në ajër do të jetë e lartë. Temperaturat e ajrit të pesjnë rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C minimalja deri në 24°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtesinë 28 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Gadishulli Skandinav si edhe  Europa Qëndrore do të paraqiten nën ndikimin e vranësirave konvektive si edhe rrebeshe shiu; shoqëruar herë pas here nga mini- stuhi ere; kjo situatë atmosferike do të vijojë si pasojë e prezencës së një qëndre të presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Europën veriore me ndikim deri në Qendër të kontinentit NDERSA Moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kontinentit; KU diell dhe temperatura të larta priten në; pellgun e Mesdheut, gadishullin Iberik si edhe brigjet e Greqisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments