Që në orët e para të mëngjesi Kosova do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë gjatë paradites në të gjithë territorin alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta të vranësirave të cilat më të fokusuara pritet të jenë në zonat Veriore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen gradualisht duke u bërë domiante në një pjesë të mirë të Kosovës gjatë pasdites, POR nuk do gjenerojnë reshje. Përsa i përket; Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në orët e mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore 16°C minimalja deri në 33°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 28 km/h nga PERENDIMOR.
Rajoni i Ballkanit është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme të cilat parashikohet të diktojnë kushtet e motit edhe në MV. Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, KU kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat Jugperëndimore dhe Jugore. Ndërsa orët vijuese do të sjellin kalime të pakta të vranësirave të cilat do të theksohen përkohësisht gjatë orëve të pasdites. Temperaturat e ajrit do të ulen në orët e mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore 15°C minimalja deri në 35°C vlera maksimale në rang territori. Ndërkohë parametri i Erës do të paraqitet mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 25 km/h nga drejtimi PERENDIMOR.
Masat ajrore të qëndrueshme të zhvendosura në pellgun e Mesdheut do të bëjnë që Jugu i kontinentit të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime dhe kalimeve të pakta të vranësirave, KU kthjellimet më të dukshme pritet të jenë në gadishullin Iberik. Po ashtu me mot të qëndrueshëm parashikohet të MBETET pothuajse e gjithë Qëndra e kontinentit. KU edhe pse vranësirat do shtohen gradualisht në këtë rajonë, në pjesën me të madhe të tij nuk priten reshje. Ndërsa Ishujt Britanik dhe Skandinavia vijojnë të ndikohen nga moti i paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë rrebeshe shiu. Gjthashtu me vranësira të shumta dhe reshje shiu pritet të jetë edhe Europa Lindore.