Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte,12 Janar 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte,12 Janar 2024

Masat ajrore me origjinë Polare që kanë zbritur deri poshtë në rajonin e Ballkanit kanë vijuar ndikimin e tyre në territorin e Kosovës duke bërë që temperaturat në të gjithë territorin të rregjistrojë vlera negative në orët e para të mëngjesit. Gjithashtu parashikohet që përgjatë 24-orëshit pothuajse i gjithë territori i Kosovës të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë. Mbetet problematike situata e ngricave në të gjithë akset rrugore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta në mëngjes POR mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -4 gradë C deri në 5 gradë C. Era; do të paraqitet herë pas here e fortë, duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Verilindor.

Moti i qëndrueshëm do të vijojë në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare KU më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të MV. Parashikohet që; Kjo situate e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së MV, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulëta në mëngjejs POR RRITEN në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C minimalja deri në 6°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior.

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në perëndim dhe jugperëndim të kontinentit do të kushëtzojë mot të paqëndrueshëm në ishujt Britanikë si edhe gadishullin Iberik ; për pasojë; shirat intensivë dhe stuhitë e forta të eres do të krijojnë mjaft probleme në këto rajone. Po ashtu; do të mbetet rajoni i Balltikut dhe Europa Lindore me reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara. NDERSA pjesa me e madhe e Europës do të PARAQITET nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë; si pasojë e masave ajrore të thata dhe të ftohta më origjinë Siberiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments