Territori i MV do të vijojë me kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash edhe gjatë ditës së premte KU kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites; më të theksuara në zonat Jugore dhe Perëndimore. Ndërsa pas – mesdite dhe në vijim; vranësirat e shpeshta do të shfaqen në të gjithë territorin e MV KU më të fokusuara pritet të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit regjistrojnë -3 gradë në Ohër dhe në mesditë do të ngjiten deri në 6 gradë C në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë 40 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.
Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore. Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. POR pritet që pas mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe veriperëndimore të Kosovës. Temperaturat e ajrit do të RRTIEN lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 6°C.Era do të fryjë e lehtë POR herë pas here forcohet duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Si pasojë e aktivizimit të Ciklonit të Islandës; një pjesë e mirë e kontinentit Europian, do të jetë nen dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Konkretisht; Vendet Nordike dhe Europa Lindore do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje të konsiderueshme dëbore. Po ashtu; me vranësira dhe reshje shiu PARAQITEN Ishujt Britanikë si edhe pjesërisht; Europa Qëndrore NDERSA Rajoni i Ballkanit në pjesën më të madhe të tij do të dominohet nga moti i kthjellët POR i ftohtë. Po ashtu; nën ndikimin e motit të kthjellët PARAQITEN gadishulli Iberik si edhe brigjet e deti të Zi KU edhe temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të larta.