Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Premte, 25 Tetor 2024

Rajoni,Europa Moti-E Premte, 25 Tetor 2024

Deri në mesditë; Republika e Kosovës; PARAQITET nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë kthjellime dhe vranësira të lehta POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në zonat veriore – veriperëndimore të Kosovës. Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët deri në  19°C vlera maksimale në rang territorit. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi  28 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë  që kthjellimet të jenë prezente në të gjithë territorin e MV herë pas here priten kalime vranësirash të shpeshta; më të theksuara në zonat në kufi me Shqipërinë por nuk priten reshje. Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave në pjesën më të madhe të MV. Përsa i përket Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes POR ulen në mesditë duke u luhatur nga 3°C vlera më e ulët deri në  23°C vlera maksimale në rang territorit. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites POR mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në Veri të Europës; me ndikim deri  në qendër të Europës do të sjellë; vranësira dhe reshje të dendura shiu në gadishullin e Skandinavisë si edhe pjesërisht në Europën Qëndrore; Po ashtu; aktivizimi i një qëndre të presioni të ulët atmosferik përkatësisht mbi gadishullin Iberik do të sjellë vranësira dhe rrebeshe shiu përgjatë gjithë ditës  NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët do të PARAQITET gadishulli i Ballkanit; pjesa më e madhe e Europës Qëndrore si edhe brigjet e Egjeut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments