Saturday, April 19, 2025
HomeAKTUALITETRajoni,Europa  Moti-E Premte, 22 Nëntor 2024

Rajoni,Europa  Moti-E Premte, 22 Nëntor 2024

Do të MBETET republika e Kosovës nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që; vranësirat dhe shirat të jenë dominante në pjesën më të madhe të Kosovës KU më të theksuara reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore; në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore; Parashikohet që; orët e pasdites të sjellin intensifikim të reshjeve në të gjithë territorin e Kosovës; hera pas here priten stuhi të forta ere; Mbrëmja dhe nata dobësojnë dukshëm intensitetin e reshjeve në të gjithë Kosovën. Temperaturat e ajrit do të ulen në orët e mëngjesit POR rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera më e uëlt e shënuar në Podujevë deri në 10°C vlera më e lartë e cila pritet në Gjakovë.  Ndërkohë; Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi maksimale deri në 70 km/h përgjatë gjithë ditës nga drejtimi kryesisht JUGOR.

Republika  e Maqedonisë së Veriut; do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës KU më të dendura do të jenë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore. Përsa i përket; pjesës së dytë të ditës; parashikohet shtim i intensitetit të shirave KU herë pas here do të ketë rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike. Kjo situatë e motit do të vijojë deri mëngjesin e së shtunës; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie në orët e mëngjesit POR riten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera minimale deri në 13°C vlera maksimale në rang vendi. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 65 km/h nga drejtimi permanent JUGOR.

Pjesa më e madhe e kontinentit do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave me intensitet të lartë KU problematike situata do të vijojë në; gadishullin e Ballkanit, gadishullin Apenin, si edhe brigjet e detit të zi. Po ashtu; vednet e Europës Lindore do të përjetojnë reshje të dendura dëbore dhe ngrica të theksuara NDERSA moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare do të dominojnë përkatësisht në; gadishullin Iberik, ishujt Britanikë si edhe pjesën më të madhe të Europës Qëndrore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ